Bota

Trump do të jetë presidenti i parë i SHBA-së që do të marrë pjesë në Super Bowl

Ai është presidenti i parë në detyrë i SHBA që ndjek ndeshjen personalisht, pavarësisht nga marrëdhënia e tij e ndërlikuar me Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL).

9 Shkurt 2025, 13:10 Nga N.F
Trump do të jetë presidenti i parë i SHBA-së që do
Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të marrë pjesë në Super Bowl, ndeshja vjetore më e rëndësishme dhe më popullore në sportin e futbollit amerikan. Ai është presidenti i parë në detyrë i SHBA që ndjek ndeshjen personalisht, pavarësisht nga marrëdhënia e tij e ndërlikuar me Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL).


Trump do të shikojë ndeshjen mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles në Superdome, stadiumi shumëfunksional me kupolë në New Orleans, pasi vëmendja e të gjithëve do të përqendrohet në lojën e përmendur të futbollit dhe pa dyshim tek reagimet e presidentit amerikan.


Vizita e tij, rreth tre javë pas marrjes së detyrës zyrtare për mandatin e tij të dytë presidencial, e cila u shoqërua menjëherë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë presidencialë për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe për t'i dhënë fund programeve qeveritare për multikulturalizëm, do ta sjellë presidentin republikan në ballë të një hobi klasik amerikan që lidh njerëz të të gjitha ideologjive politike.

trump super bowl

Sondazh

Poll