Sport

Boksi në zi!... Ndahet nga jeta në spital kampioni irlandez John Cooney…

Në kujdesin intensiv që nga ndeshja e tij kundër Nathan Howells më 1 shkurt, boksieri irlandez John Conney ka vdekur nga plagët e tij, njoftoi të shtunën promotori i tij Mark Dunlop. Kampioni i Celtic në peshën super pendë, u ndalua në raundin e 9-të dhe më pas u dërgua në spital, viktimë e një hemorragjie ndërkraniale.

9 Shkurt 2025, 11:15 Nga DOSJA

Boksi në zi!... Ndahet nga jeta në spital kampioni irlandez John

IRLANDE - Një javë pasi u shtrua në spital pas ndeshjes së tij kundër Nathan Howells në Belfast, boksieri irlandez John Cooney vdiq të shtunën, njoftoi promotori i tij Mark Dunlop.

I ndaluar në raundin e 9-të të ndeshjes për mbrojtjen e titullit të tij Celtic në peshën super pendë, Cooney pësoi një hemorragji ndërkraniale, pas luftës së tij kundër uellsianit. 

“Me pikëllim të madh jemi të detyruar të njoftojmë se pas një lufte njëjavore për jetën e tij, Cooney ka ndërruar jetë ”, tha Dunlop.

Irlandezi ishte 28 vjeç dhe duke luftuar në ndeshjen e tij të 12-të, ai ishte i pamposhtur (3 fitore me KO, 8 vendime) përpara se të takohej me Howells. Ai kishte fituar rripin e kampionit të peshës së tij keltike (58.1 kg) kundër Liam Gaynor, me nokaut. në raundin e parë në nëntor 2023, në kartën që paraqiste revanshin mes Katie Taylor dhe Chantelle Cameron si ndeshjen kryesore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll