Aktualitet

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, mbi 46 mijë banorë mund të ushtrojnë të drejtën e votës

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

9 Shkurt 2025, 07:53 Nga r.ll
Hapen qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, mbi 46 mijë
mitrovica

KOSOVË- Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, janë hapur qendrat e votimit, ndërsa qytetarët kanë nisur të votojnë.

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

Serbët në veri gjerësisht kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri, pasi Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, u tërhoq nga institucionet e Kosovës.

mitrovice e veriut zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll