Politike

Dialogu me Serbinë, Kurti: Nuk vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd për të nënshkruar marrëveshjet

Kurti theksoi se Millan Radoiçiç duhet të vijë në Kosovë dhe të përballet me akuzat për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku në Banjskë. 

8 Shkurt 2025, 22:22 Nga r.ll
Dialogu me Serbinë, Kurti: Nuk vrapoj unë pas Vuçiçit
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur mbrëmjen e sotme se është i hapur për përmirësimin e dialogut me Serbinë.

Ai tha në intervistën për "Top Story", se vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjet, duke u shprehur se nuk mund të vrapojë pas tij në Beograd. Kurti theksoi se Millan Radoiçiç duhet të vijë në Kosovë dhe të përballet me akuzat për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku në Banjskë. 

"Këto janë akte edhe nga dëshpërimi se organizon më popullin dhe bën aksion terrorist, e në anën tjetër terrorizmi është dëshmi e pafuqisë, jemi të vetëdijshëm që ka 48 baza në formë patkoi kanë qenë brenda Kosovës në pranverë tani janë jashtë Kosovës, KFOR duhet të jenë me ne, KFOR ka qenë 55 mijë pas luftës, sot janë 5 mijë, pushkën duhet ta kemi tonë, Kosova duhet të ketë fabrikë municioni, ne duhet të kemi dronet tona.

Ma hiqni këtë të keqe dhe paratë i çoj në Arsim. Ça të bë unë të vrapoj nëpër Beograd për të nënshkruar marrëveshjet, nuk mund të vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd, s’mund ta nxjerr unë, krimineli i tyre duhet të vijë në Kosovë se ka vrarë rreshterin tonë. Na kanë vra fëmijët dhe pleqtë, në masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë ka shumë pleq pa kokë se kanë pas plisin mbi kokë.", u shpreh Kurti. 

albin kurti

Sondazh

Poll