Politike

FOTO/ Nesër takimi me emigrantët, Berisha niset drejt Italisë, ja cilët deputetë e shoqërojnë

Berisha shoqërohet nga deputetja, Elda Hoti, deputeti Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

8 Shkurt 2025, 21:15 Nga B.Z
FOTO/ Nesër takimi me emigrantët, Berisha niset drejt Italisë, ja
Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt Italisë pasi nesër pritet të takohet me emigrantët shqiptarë në Romë. Në një postim të publikuar në rrjete sociale nga deputetja e PD-së Elda Hoti, shihet se Berisha do të jetë drejt Italisë nën shoqërinë e deputetes Hoti, Flamur Nokës dhe Agron Gjekmarkajt.

"Drejt Romës me Doktor Berishen, për fitoren e 11 Majit",- shkruan Hoti krahas fotos.

Takimi me diasporën është njoftuar nga vetë Berisha pak ditë më parë. Takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00, në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

Sondazh

Poll