8 Shkurt 2025, 11:41
Nga DOSJA
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama tha nga Madriti pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, se Shqipëria nuk ka plan B, përveç se anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rama gjithashtu u shpreh se është bërë pastrim i jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës. Më tej Kryeministri tha se verën e kaluar turistët spanjollë ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri
“S’kemi pasur kurrë shtet të së drejtës, nuk kemi pasur drejtësi të pavarur, sa kemi sot. Në rrekjen tonë për drejtësi, modeli spanjoll ka qenë burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet dhe po kështu dhe luftë për drejtësi. Nuk mund të jem më shumë krenar se kaq që të jemi pritës të kongresit. Ju ftoj të vini në Shqipëri dhe ju them se nuk do pendoheni kurrë dhe nuk do mërziteni në asnjë minutë të vetëm nëse do jeni me ne në Shqipëri.
Dua të them që kemi kaluar në një reformë të jashtëzakonshme drejtësie. Reforma largoi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës Çfarë plani B ka Shqipëria?
Unë përgjigjem bindshëm se nuk ka plan B për ne. Të kemi një plan B kundrejt BE-së është të kemi plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës. Ju keni më shumë se mjaftueshëm që keni Spanjën. Ne duam gjithmonë e më tepër si ju dhe me ju. Shpresoj që të kemi më shumë marka spanjolle dhe kompani që do të vijnë tek ne ndërkohë që ka më shumë turistë spanjollë. Verën e kaluar turistët spanjollë ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri.“, u shpreh Rama.
Po ashtu nuk mungoi as humori nga kryesocialisti i cili tha “Mu desh të fitojë 3 zgjedhje për të takuar legjendarin Felipe Gonzalez. Jam falënderues ndaj ju, s’është ide e mirë që t’i kërkoni një ballkanasi që të mbajë fjalën pasi nuk është kurrë e shkurtër, por uroj të mos ketë qenë e mërzitshme.“
edi rama
Politike
8 Shkurt 2025, 11:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:18
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:13
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama nga Madridi, ku nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Lig...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:06
N.F
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. ...
Politike
8 Shkurt 2025, 10:33
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për ...
Politike
8 Shkurt 2025, 09:17
N.F
Aleksandër Lala dhe Gjin Gjoni
LEZHË- Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirdi...
Politike
8 Shkurt 2025, 09:08
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtoh...
Politike
8 Shkurt 2025, 08:05
N.F
Tubimet e Listës Serbe në Kosovë
KOSOVË- A do të ndikojnë protestat e studentëve në disponimin e votuesve serbë...
Politike
7 Shkurt 2025, 22:59
N.F
Kasami
SHKUP- Kryetari i Lëvizjes Besa të koalicionit "Vlen" në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami hodhi poshtë kritikat e opozit&...
Politike
7 Shkurt 2025, 22:30
r.ll
fatmir limaj
TIRANË- Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, partia në koalicion me AAK (Aleanca për Ardhmërinë ...