Politike

"Kosova është një vend demokratik që lufton me gjithë pasion", Rama: Serbët nuk duken të jenë më përparimtarë! Në fund shpresoj që dialogu do të mbizotërojë

Rama theksoi se nuk ka asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Kryeministri tha se ai është një mik dhe i respekton të gjithë.

8 Shkurt 2025, 11:31 Nga N.F
"Kosova është një vend demokratik që lufton me
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median spanjolle "El Mundo". Rama është pyetur për tema të ndryshme ndër të cilat edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. I pyetur për zgjedhjet parlamentare të Kosovës Rama u shpreh se Kosova ështe vend demokratik. Ai shtoi se Kosova si gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë.

Rama theksoi se nuk ka asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Kryeministri tha se ai është një mik dhe i respekton të gjithë. Rama gjithashtu u pyet për protestat në Serbi. Ai u shpreh se opozita serbe nuk duken më pro-evropiane apo properëndimore se presidenti Aleksandar Vuçiç. 

Rama theksoi se sa i përket Kosovës, Serbia nuk duken të jetë më përparimtare. Ai shtoi se beson dhe shpreson se në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Rama tha se marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë kurrë në tokën evropiane.

Pjesë nga Intervista:

Shqipëria ka marrëdhënie vëllazërore me Kosovën, e cila nesër mban zgjedhjet parlamentare. Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e territorit?

Rama; Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë. I uroj kosovarëve më të mirat me çfarëdo vendimi që marrin.

Në Serbi, presidenti Vuçiç është përballur me protesta studentore prej tre muajsh dhe kryeministri dha dorëheqjen javën e kaluar. Cili është mendimi juaj për atë që po ndodh?

RamaProblemi që kam me opozitën serbe është, pa hyrë në dinamikën e politikës së brendshme, se ato nuk duken më pro-evropiane apo properëndimore se presidenti. Sa i përket Kosovës, ata nuk duken të jenë më përparimtarë. Për pjesën tjetër, nuk është vendi im të komentoj, sepse është çështje e brendshme e Serbisë. Por unë besoj dhe shpresoj se në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Sepse marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë kurrë në tokën evropiane.

rama zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll