Politike

“Janë vetëm disa qindra njerëz”, Rama për El Mundo: Refugjatët afganë nëse duan mund të qëndrojnë në Shqipëri!

Rama gjatë përgjigjes së tij tha se nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Ai tha se nësë ata duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë.

8 Shkurt 2025, 11:18 Nga N.F
“Janë vetëm disa qindra njerëz”, Rama për El
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median spanjolle "El Mundo". Rama është pyetur për tema të ndryshme ndër të cilat edhe për vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump për agjencinë përgjegjëse për ndihmën ndërkombëtare, USAID. Gjithashtu ai u pyet edhe për pezullimin e  zhvendosjes së refugjatëve afganë.

Rama gjatë përgjigjes së tij tha se nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Ai tha se nësë ata duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë. Sipas Ramës afganët nuk mund të kthehen në vendin e tyre e të ndalojnë dhunën. Ai shtoi se afganët në vendin tonë nuk janë në shifra të mëdha vetëm disa qindra prej tyre.

Pjesë nga intervista:

Vendime të tjera të presidentit të ri të SHBA-së prekin vendin e tij, si zhdukja virtuale e agjencisë përgjegjëse për ndihmën ndërkombëtare (USAID) dhe pezullimi i zhvendosjes së refugjatëve afganë. Si do ta trajtojë Shqipëria?


Rama: Nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë, nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz.

rama usaid

Sondazh

Poll