Kryeministri i Japonisë zhvillon takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump
donald trump, shigeru ishiba SHBA- Kryeministri japonez Shigeru Ishiba takohet sot (të premten) në Shtëpinë e Bardhë me Presidenti...
Përfaqësuesi i Unicef-it nga Gjeneva, James Elder tha se dhuna seksuale është rritur me 1000% në Haiti. Ai shtoi se bandat e armatosura se i nënshtrojnë fëmijët ndaj mizorive të paimagjinueshme.
HAITI- OKB-ja ka denoncuar rritjen e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti pasi vendi është në mëshirën e dhunës së bandave që kontrollon 85% të kryeqytetit. Përfaqësuesi i Unicef-it nga Gjeneva, James Elder tha se dhuna seksuale është rritur me 1000% në Haiti. Ai shtoi se bandat e armatosura se i nënshtrojnë fëmijët ndaj mizorive të paimagjinueshme.
Për më tepër, fëmijët në Haiti janë gjithashtu në rrezik të rekrutimit nga bandat, të cilat po përhapin terror në Port-au-Prince, ndërkohë që autoritetet nuk po arrijnë t'i përballojnë ata. Vetëm në vitin 2024 rekrutimi i fëmijëve nga grupet e armatosura u rrit me 70%.
"Tani për tani, deri në gjysma e anëtarëve të grupeve të armatosura janë fëmijë -- disa prej të cilëve nuk janë as tetë vjeç," tha Elder, i cili sapo është kthyer nga Haiti.
“Shumë (nga fëmijët) janë viktima të rrëmbimit. Të tjerët mashtrohen, ndërsa disa janë të shtyrë nga varfëria ekstreme. Është një cikël vdekjeprurës: fëmijët rekrutohen nga grupe të armatosura që ushqejnë vuajtjet e tyre," vuri në dukje ai, duke kujtuar se 1.2 milionë fëmijë jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës në Haiti, vendi më i varfër në Amerikë.
Të enjten, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio përjashtoi misionin e sigurisë së OKB-së në Haiti nga ngrirja e ndihmës ndërkombëtare të SHBA, duke i hapur rrugën dhënies së ndihmës prej 40.7 milionë dollarë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së dha dritën jeshile në tetor 2023 për të krijuar një Mision Mbështetës të Sigurisë Shumëkombëshe (MMAS), të udhëhequr nga Kenia, për të mbështetur policinë Haitiane dhe për të trajtuar dhunën e bandave.
donald trump, shigeru ishiba SHBA- Kryeministri japonez Shigeru Ishiba takohet sot (të premten) në Shtëpinë e Bardhë me Presidenti...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Evropa do të qëndrojë gjithmonë për d...
Lumi ARGJENTINË- Një lum në një periferi të kryeqytetit të Argjentinës Buenos Aires u kthye në të kuqe të...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino tha të enjten se SHBA po përhapte gënjeshtra dhe vetëm gënjesht...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse formohet një qeveri e p&...
Kushner dhe Trump GAZA- Stuhia nuk është qetësuar ende pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se dëshiron të marr&e...
pamje nga vendngjarja BRAZIL- Një aksident ajror ka ndodhur ditën e stoen në San Paolo, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pe...
foto ilustruese SHBA- Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka dënuar ditën e sotme sanksionet e vendosura me dekret...
fotot ilustruese BELGJIKË- Një përplasje mes bandave të drogës ka ndodhur në Belgjikë. Mediat e huaja bëjnë t&...
Kaja Kallas BRUKSEL- Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shkëputja e shteteve baltike, Estonis&eum...