Bota

Von der Leyen: GJNP duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër pandëshkueshmërisë globale

Trump ditën e djeshme nënshkroi një urdhër ekzekutiv që sanksionon GJNP-në dhe e akuzoi gjykatën për veprime të paligjshme dhe të pabaza që shënjestrojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin.

7 Shkurt 2025, 14:48 Nga E. D
Von der Leyen: GJNP duhet të jetë në gjendje të ndjekë
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësinë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

“GJNP garanton përgjegjësinë për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. Ajo duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër mosndëshkimit global”, shkroi Von der Leyen në platformën sociale X.

Trump ditën e djeshme nënshkroi një urdhër ekzekutiv që sanksionon GJNP-në dhe e akuzoi gjykatën për veprime të paligjshme dhe të pabaza që shënjestrojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, përballen me udhër-arreste të lëshuara në muajin nëntor nga gjykata me bazë në Hagë, duke u akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll