Bota

VIDEO/ Përplasje mes bandave të drogës në Bruksel, humb jetën një person

Të shtënat e së premtes në Bruksel pasuan një tjetër incident të ngjashëm të mërkurën, i cili megjithëse nuk u raportua për të lënduar çoi në mbylljen e shkurtër të disa stacioneve të metrosë në kryeqytetin belg, ndërsa policia ndoqi të dyshuarit.

7 Shkurt 2025, 11:20 Nga E. D
VIDEO/  Përplasje mes bandave të drogës në Bruksel, humb
fotot ilustruese

BELGJIKË- Një përplasje mes bandave të drogës ka ndodhur në Belgjikë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se gjatë përplasjes së tyre ku pati të shtëna me armë ka humbur jetën edhe një person. Gjithashtu thuhet se është theksuar një rritje e krimit në kryeqytetin belg, shtëpia e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

“Ka pasur të shtëna sot në mëngjes në Anderlecht. Në këtë ngjarje ka humbur jetën një person. Ai ndoshta është i lidhur me bandat rivale të drogës ," tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Brukselit.

Të shtënat e së premtes në Bruksel pasuan një tjetër incident të ngjashëm të mërkurën, i cili megjithëse nuk u raportua për të lënduar çoi në mbylljen e shkurtër të disa stacioneve të metrosë në kryeqytetin belg, ndërsa policia ndoqi të dyshuarit.

Zyra e prokurorit të Brukselit tha se do të hetonte për të parë nëse të shtënat e së premtes ishin të lidhura me incidentin në fillim të javës.

 

belgjike

Sondazh

Poll