Aktualitet

I vuri tritol fasadës së një lokali, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes në Krujë

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim Mondi Topallin dhe ka proceduar penalisht babanë e tij për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

7 Shkurt 2025, 12:28 Nga E. D
I vuri tritol fasadës së një lokali, identifikohet dhe shpallet
foto ilustruese

KRUJË- Policia ka identifikuar autorin e vendosjes së një sasi tritoli në lokalin “Brazili i Vjetër” në Fushë Krujë më 31 Janar të këtij viti. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim Mondi Topallin dhe ka proceduar penalisht babanë e tij për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e babait efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu pa leje dhe municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit. Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

kruje

Sondazh

Poll