Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Bëhet e ditur se Elden Dushku qarkullonte me armë zjarri dhe municioni luftarak në automjet.

7 Shkurt 2025, 09:15 Nga E. D
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga
fotot ilustruese

TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet e ditur se Elden Dushku qarkullonte me armë zjarri dhe municioni luftarak në automjet. Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

elden dushku

Sondazh

Poll