Politike

Babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore, Gjykata Speciale i refuzon Hashim Thaçit kërkesën për vizitë në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiç, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se kërkesa i është refuzuar nga Gjykata Speciale.

7 Shkurt 2025, 11:10 Nga M.B
Babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore,
Hashim Thaçi

HAGË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Thaçi ka kërkuar të vizitojë Kosovën, lidhur me rastin e gjendjes së rëndë të të atit.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiç, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se kërkesa i është refuzuar nga Gjykata Speciale.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiç në rrjete sociale.

Babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore,

hashim thaci

Sondazh

Poll