Politike

Protesta e 8 Shkurtit/ "Do jetë madhështore", Noka: Akuzat e Ahmetajt nxorën zbuluar luksin e qeverisë! Shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar

Noka u shpreh se shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. Ai theksoi se 47 përqind e fëmijëve të vendit janë në varfëri ekstreme dhe në kequshqyerje.

6 Shkurt 2025, 22:46 Nga N.F
Protesta e 8 Shkurtit/ "Do jetë madhështore", Noka: Akuzat e
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka komentoi protestën e 8 Shkurtit. Noka  i ftuar në emisionin Open në News 24 theksoi se protesta do jetë madhështore. Ai tha se akuzat e Ahmetajt kanë tronditur qytetarët. 

Noka u shpreh se shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. Ai theksoi se 47 përqind e fëmijëve të vendit janë në varfëri ekstreme dhe në kequshqyerje. Noka tha se vendi ka nevojë për qeveri normale.  

"Protesta e 8 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë. Rama shfryn luksin e shfrenuar me 33 mijë euro shishe vere. Kjo qeveri jeton në luks. Shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. 47 përqind e fëmijëve të vendit janë në varfëri ekstreme dhe në kequshqyerje, e thotë OKB këtë.

Rama paguan 20 mijë euro bashkë me gruan për të shëruar trupin. Shqiptarët jetojnë sot në varfëri. Qytetarët do protestojnë kundër babëzisë në qeveri. Vendi ka nevojë për qeveri normale. Do jetë marshim qytetar. Do jem aty bashkë me bashkëshorten time, me të afërmit e mi," tha ai.

noka protesta e 8 shkurtit

Sondazh

Poll