6 Shkurt 2025, 22:42
Nga r.ll
lala, këlliçi, xama
TIRANË- Nëndrejtorja e shkollës “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen prej muajsh për të ashtuquajturin falsifikim të diplomës së shkollës së mesme nga ish-deputeti Belind Këlliçi.
Gazetaret Ola Xama dhe Klodiana Lala deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se këto hetime janë nul juridik, pasi vepra penale, nëse ka të tillë është parashkruar. Lala tha se nëse hetimi ndaj Këlliçit, ndalet vetëm te diploma, dëmi më i madh që mund t'i bëhet atij është vetëm dëmi moral.
Ola Xama: Çështja e diplomës së Këlliçit ka nisur nga një pretendim nga mediat afër Veliajt, kur Këlliçi ishte kandidat përballë Veliajt për bashkinë e Tiranës. Pretendohet se Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 vite të shkollës “Harry Fultz” nga 5 vite dhe këto kredite i janë njohur në SHBA. Pretendohet për falsifikim. Në kallëzimin e Idajet Beqirit, thuhet edhe për fshehje te pasurisë.
Por kjo mund të mbetet në investigim dhe analizë të mediave, që mund të gjykohet në nivelin etik. Në nivelin penal, ky hetim nuk vlen asgjë. Vepra penale e falsifikimit dënohet maksimalisht me 3 vite dhe parashkruhet pas 5 vitesh. Janë orë të tëra pune të prokurorëve, që marrin në pyetje në lidhje me këtë hetim që në fund shkon nul dhe ushqen vetëm debatet politike. SPAK nuk është stukturë politike që të ushqejë këto debate.
Klodiana Lala: Sigurisht është vepër e parashkruar edhe nëse ka ndodhur. Nuk dimë nëse SPAK ka nisur hetim mbi pasurinë e zotit Këlliçi. Nëse ndalet vetëm te diploma, maksimumi që mund t’i ndodhë zotit Këlliçi është thjesht dëmi moral. Por nga ana ligjore, është vepër penale e parashkruar sepse ka 10 apo 12 vite që zoti Këlliçi ka përfunduar shkollën e mesme. Por nëse shkon te hetimi pasuror, nëse ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, aty mbetemi në terren të panjohur.
klodiana lala ola xama belind kellici
Politike
6 Shkurt 2025, 22:37
N.F
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka folur për koalicionin që mund të krijojë Partia Demokr...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:39
r.ll
lala, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e konsideron të paarsyeshme vonesën e SPAK në marrjen e një vendimi lidhur me hetime...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:31
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka njoftuar në rrjetet sociale se është paditur nga njëri prej pronarëve ...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:34
N.F
Shehaj dhe Lapaj
TIRANË- Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj ...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:28
N.F
Shehaj dhe Lapaj
TIRANË- Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj akuzon kryetarin e “Shqipëria Bëhet”,...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:29
r.ll
xama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur mbëmjen e sotme për hetimet që zhvillohen ndaj Erion Veliajt nga SPAK. Xama tha se het...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:24
N.F
shehaj, lapaj
TIRANË- Përplasja mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të "Shqipëria Bëhet", Adritati...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:16
r.ll
edi rama
DURRËS- Një mbledhje e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në fillim të kësaj javë, ku i pranish&...
Politike
6 Shkurt 2025, 22:12
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment...
Politike
6 Shkurt 2025, 21:47
N.F
Sorensen
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta n...