Politike

"Një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve!" Bardhi takim me Drejtorin për Europën të IRI: Mirënjohje për angazhimin

Ai shton se Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies.

7 Shkurt 2025, 11:02 Nga M.B
"Një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve!" Bardhi
Foto nga takimi

SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar disa foto nga takimi me Drejtorin për Europën të IRI, Paul McCarthy. Bardhi thotë se McCarthy është një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai shton se Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. 

POSTIMI:

Është gjithmonë kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën të IRI, z. Paul McCarthy, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. Mirënjohje për angazhimin prej vitesh të IRI në Shqipëri dhe mbështetjes që vazhdimisht ka dhënë edhe për procese brenda Partisë Demokratike.

gazment bardhi

Sondazh

Poll