Politike

"Dera jonë është e hapur për çdo parti", Noka: PD do të jetë në koalicion shumë të madh opozitar! Meta ka kërkuar të jetë në listën e hapur

Ai shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që të jetë në listën e hapur.

6 Shkurt 2025, 22:37 Nga N.F
"Dera jonë është e hapur për çdo parti",
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka folur për koalicionin që mund të krijojë Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve. Noka i ftuar në emisionin Open në News 24 foli tha se PD do të jetë në koalicion shumë të madh opozitar. Ai shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që të jetë në listën e hapur. Noka u shpreh se dera e PD-së është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare.

"PD do jetë në një koalicion tepër të madh opozitar. Jemi me PL, me Demokristianët, me FRD, me Legalitetin, me Republikanen, PBDNJ. Më 2023 kemi hyrë vetëm me dy parti në koalicion. Dera jonë është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare. Meta kërkon të jetë në listën e hapur. PL dhe të gjithë opozitarët do ta gjejnë veten në koalicionin e PD-së.

Ata që bëjnë opozitë të opozitës janë me qeverinë. Partia e Bashës është Kapllan-parti. Jemi 16 parti në frontin e opozitës," tha Noka.

noka pd

Sondazh

Poll