6 Shkurt 2025, 15:34
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një mekanizëm për të ushtruar trysni, për të kundërshtuar ndryshimet e bëra nga administrata e rë në agjencitë qeveritare të Shteteteve të Bashkuara, si për shembull Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, agjencia kryesore që ofron ndihmë humanitare jashtë vendit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell më gjerësisht qëndrimet e ligjvënësve dhe analistëve mbi atë që po ndodh me USAID-in.
Nga mbrojtja e pyjeve tropikale të Amazonës ; te kujdesi për refugjatët e Mianmarit dhe strehimi i ukrainasve që largohen nga lufta e nisur nga Rusia; mungesa e ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara po ndihet në mbarë botën. Në Uashington, këtë javë, ligjvënësit demokratë protestuan jashtë selisë tashmë të mbyllur të USAID-t dhe jashtë Kongresit.
“Ne do të kundërshtojmë shkeljet që ata kanë bërë lidhur me ndarjen e pushteteve. Shkeljen e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do heshtim. Do të ngrihemi. Do të reagojmë. Do të kundërshtojmë”, tha senatori demokrat Cory Booker.
Më herët gjatë kësa jave, Agjencia eShteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar,USAID, u vu nën kontrollin e Sekretarit amerikan të Shtetit , Marco Rubio dhe thuajse të gjithë punonjësit e saj janë dërguar me leje të detyruar, pas një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjithë ndihmën për vendet e huaja, ndërsa i nënshtrohet një procesi rishikimi.
“Po shohim se si njeriu më i fuqishëm në botë Donald J. Trump dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk po u heqin paratë dhe ushqimin njerëzve më të varfër në botë”, tha ligjvënësi demokrat Jonathan Jackson.
Ligjvënësit republikanë në Kongres thonë se zoti Trump po ushtron autoritetin e gjerë presidencial për të rivlerësuar agjencitë federale. Zoti Trump po e bën këtë përmes miliarderit Elon Musk të cilin e ka vënë në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që ka si synim shkurtimin e shpenzimeve federale.
“Nuk mendoj se ata po mbyllin agjencinë, por besoj se kanë të drejtë të rishikojnë shpenzimet, si janë marrë vendimet dhe cilat përparësi janë financuar. Mendoj se kjo vlen për çdo administratë. Kur vjen administrate e re, ka shumë programe të autorizuara dhe të financuara përmes asaj agjencie (USAID-it), disa të cilat mendoj se po funksionojnë siç ishte parashikuar, disa jo”, tha John Thune, udhëheqës i shumicës në Senat.
Analistja Claire Finkelstein i tha Zërit të Amerikës se kjo është një situate e pashembullt.
“Ka shumë mundësi që të jetë një shkelje e ndarjes së pushteteve që dega e ekzekutive të përpiqet të mbyllë plotësisht agjencitë që janë ngritur nga Kongresi, i cili po ashtu miraton fondet, edhe pse kjo degë e ekzekutivit ka autoritet lidhur lidhur me mënyrën se si duhen përdorur fondet dhe se si duhet të funksionojë USAID-i”, thotë zonja Finkelstein.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha të martën se ai mbështet përpjekjet për të eliminuar përvetësimet dhe abuzimet, por kritikoi shpejtësinë dhe fshehtësinë e procesit.
"Çfarëdo që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë nuk është demokraci. Ne e dimë si është demokracia. Transparente. Nuk është sekrete”, tha zoti Schumer.
Demokratët janë zotuar të bllokojnë votimin e të emëruarve të kabinetit Trump dhe të përdorin si mjet trysnie votat e tyre për buxhetin për financimin e qeverisë, për të kundërshtuar ndryshimet në USAID./VOA
usaid demokratet ne shba
Bota
6 Shkurt 2025, 14:58
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperat...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:46
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, ...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:51
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia r...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:38
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çë...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:28
E. D
pamje nga protestat
SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas ...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:14
M.L
SHBA- Një lumë atmosferik solli shi të dendur, borë masive dhe erëra të forta në Kaliforni që përmbytën rrug...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:30
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:57
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se Izraeli do t'ia dorëzojë Rripin e ...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:56
M.B
Bill Gates
SHBA- Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rënd&eum...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:42
M.L
KONGO- Më shumë se 150 të burgosura femra u përdhunuan dhe u dogjën për vdekje gjatë një arratisjeje nga burgu jav&eum...