6 Shkurt 2025, 14:58
Nga B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht pritjeve se kushtet më të ftohta të fenomenit, La Nina, mund të ulnin temperaturat e larta në botë.
Shërbimi për ndryshime klimatike, Copernicus, tha se janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin.
Shkencëtarët klimatikë kishin pritur që trendi i temperaturave të larta të ndalej, pasi fenomeni klimatik i të nxehtit, El Nino, arriti kulmin në janar të vitit 2024 dhe temperaturat gradualisht filluan të ftohen pasi nisi faza e La Nina.
Por, i nxehti ka vazhduar duke iu afruar rekordeve të reja, gjë që ka nxitur debat në mesin e shkencëtarëve lidhur me faktorët që po i çojnë temperaturat përtej pritjeve.
“Kjo është pak befasuese.... nuk po shohim efektin e ftohjes, apo ulje të përkohshme të temperaturave globale që kemi pritur që të shohim”, tha për AFP-në, Julien Nicolas, shkencëtar klimatik në Copernicus.
Efekti i La Nina pritet të jetë i vogël dhe Copernicus tha se temperaturat mbizotëruese në pjesë të Oqeanit Paqësor sugjerojnë se “ka ngadalësim ose ngecje” të efekteve të fenomenit të ftohjes.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se çdo rritje e një fraksioni të një grade rrit intensitetin dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, sikurse valët e të nxehtit, shirat e rrëmbyeshëm dhe thatësirat.
Muajin e kaluar, Copernicus tha se temperaturat mesatare globale gjatë vitit 2023 dhe 2024 për herë të parë kaluan 1.5 gradë Celsius.
Sipas montuesit evropian, kjo nuk nënkupton tejkalim të përhershëm të synimit të vendosur në Marrëveshjen për Klimën të Parisit që temperaturat të mos ngrohen më shumë se 1.5 gradë celsius.
Në përgjithësi, sipas Copernicus, viti 2025 nuk pritet të ketë temperatura sikurse dy vjetët paraprakë, por shkencëtarët presin që të radhitet viti i tretë më i nxehtë në histori.
Kjo organizatë e klimës tha se do të monitorojë temperaturat në oqeane përgjatë vitit 2025 për të parë nëse do të ketë ndryshime të tjera të temperaturës.
Monitoruesi i BE-së përdor miliarda matje nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit për të bërë llogaritjet klimatike.
Ky monitorues ka nisur të mbledhë të dhëna për klimën që nga viti 1940, por burimet e tjera të dhënash për klimën – sikurse bërthamat e akullit, rrathët e pemëve dhe skeletet e koralet u mundësojnë shkencëtarëve që të zgjerojnë konkluzionet e tyre duke përdorur të dhëna që datojnë shumë më herët.
Shkencëtarët thonë se periudha aktuale me gjasë është periudha më e nxehtë që Toka ka përjetuar në të paktën 125.000 vjet./REL
Bota
6 Shkurt 2025, 14:46
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, ...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:51
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia r...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:38
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çë...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:28
E. D
pamje nga protestat
SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas ...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:14
M.L
SHBA- Një lumë atmosferik solli shi të dendur, borë masive dhe erëra të forta në Kaliforni që përmbytën rrug...
Bota
6 Shkurt 2025, 14:30
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:57
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se Izraeli do t'ia dorëzojë Rripin e ...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:56
M.B
Bill Gates
SHBA- Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rënd&eum...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:42
M.L
KONGO- Më shumë se 150 të burgosura femra u përdhunuan dhe u dogjën për vdekje gjatë një arratisjeje nga burgu jav&eum...
Bota
6 Shkurt 2025, 13:44
Gideon Sa'ar
IZRAEL- Izraeli njoftoi të mërkurën se po tërhiqet nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat...