Bota

“Meghan e përqafonte kunatin sa herë e takonte”/ Gazetari britanik publikon librin mbi Familjen Mbretërore: U duk sikur Dukesha po flirtonte me William! Thashethemet e thelluan përçarjen mes vëllezërve

Një libër i ri nga eksperti dhe gazetari Tom Quinn ka përsëritur këto pretendime, duke sugjeruar se sjellja e ngrohtë dhe prekëse e ish-aktores amerikane e bëri trashëgimtarin e fronit britanik të mos ndihej rehat.

6 Shkurt 2025, 14:46 Nga E. D
“Meghan e përqafonte kunatin sa herë e takonte”/ Gazetari
foto ilustruese

ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, nuk ishin të lumtur nga fakti që Dukesha e Sussex-it i përqafonte të gjithë kur i takonte. Një libër i ri nga eksperti dhe gazetari Tom Quinn ka përsëritur këto pretendime, duke sugjeruar se sjellja e ngrohtë dhe prekëse e ish-aktores amerikane e bëri trashëgimtarin e fronit britanik të mos ndihej  i qet.

Në një fragment nga libri “Yes Ma’am: The Secret Life of Royal Servants”, botuar nga “The Times”, autori shton se përqafimet dhe puthjet në faqe të Dukeshës nxitën thashetheme mes stafit se Meghan po flirtonte me William.

Ajo padyshim që nuk po flirtonte, por atmosfera e tensionuar e shkaktuar nga gjithë ky afrimitet dhe thashethemet pasuese e thelluan përçarjen mes vëllezërve,” thotë Quinn.

Libri i tij, i publikuar më 18 shkurt, ofron një vështrim mbi Familjen Mbretërore nga anëtarët e stafit që u kanë shërbyer atyre. Ata kujtojnë se në sytë e Kate dhe William, Meghan ishte e mrekullueshme kur ajo filloi të dilte me Princin Harry. Megjithatë, duket se me kalimin e kohës u vunë re tensione për shkak të qasjes së Dukeshës, e cila ishte e ngrohtë, miqësore dhe e prirur për t’i përqafuar të gjithë. Sipas Daily Mail thuhet se ajo e përqafonte kunatin e saj pothuajse sa herë që takoheshin. 

“Kate, William dhe Charles priren të tërhiqeshin kur Meghan afrohej për një përqafim. Meghan, natyrisht, u ndje e lënduar, pasi në Kaliforni, me sa duket, të gjithë përqafojnë njëri-tjetrin,” shkruan autori.

Në dokumentarin e tyre në Netflix “Harry & Meghan”, ylli i “Suits”, 43 vjeç, tha se nuk e dinte që ‘formaliteti’ i Familjes Mbretërore vazhdon edhe pas dyerve të mbyllura dhe se ajo është një person që i përqafon të tjerët diçka që nuk e kishte kuptuar se ishte ‘tronditëse për disa britanikë’.

Ajo tha: “Edhe kur Will dhe Kate erdhën dhe po e takoja për herë të parë, mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe zbathur. Unë gjithmonë kam qenë një person që i përqafon të tjerët, nuk e kuptova që kjo ishte vërtet tronditëse për shumë britanikë. Fillova të kuptoja që formaliteti i jashtëm vazhdonte edhe brenda. Ekziston një mënyrë e sjelljes para publikut, dhe pastaj kur mbyll dyert mendon ‘OK, tani mund të relaksohemi.  Por ky formalitet mbetet i pranishëm në të dyja anët dhe kjo ishte e papritur për mua".

Harry gjithashtu kujtoi takimin e parë, me sa duket të sikletshëm, midis gruas së tij të ardhshme dhe vëllait e kunatës së tij në librin e tij me rrëfime tronditëse, “Spare”. Ai pretendoi se William u tërhoq nga përqafimi i Meghan-it dhe e përshkroi momentin kur e prezantoi vëllain e tij me të dashurën e tij të atëhershme si një përplasje klasike e kulturave. 

Takimi ndodhi në fund të vitit 2016 në apartamentin e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Pallatin Kensington, pak para se Harry dhe William të shkonin në një udhëtim gjuetie. Duka i Sussex-it shpjegon se Meghan tashmë kishte takuar Princeshën Eugenie, të dashurin e saj të atëhershëm Jack Brooksbank, Dukeshën e York-ut, Princin Andrew dhe Mbretëreshën.

Duka pranoi se ishte më nervoz që e dashura e tij të takonte William-in se kushdo tjetër. Ai shkroi: “E prezantova Meg, e cila u përkul dhe e përqafoi, gjë që e trembi plotësisht. Ai u tërhoq. Ndoshta Willy priste që Meg të refuzonte? Do të kishte qenë protokoll kur takoja për herë të parë një anëtare të familjes mbretërore, por ajo nuk e dinte dhe unë nuk ia thashë."

meghan markle princi william

Sondazh

Poll