Bota

Tërmetet e vazhdueshme "shkundin" Santorinin, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në mars, thuhet në njoftimin e autoriteteve të mbrojtjes civile.

6 Shkurt 2025, 14:30 Nga B.Z
Tërmetet e vazhdueshme "shkundin" Santorinin, Greqia shpall
Foto ilustruese

GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve të vazhdueshme që kanë goditur ishullin e Santorinit. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në mars, thuhet në njoftimin e autoriteteve të mbrojtjes civile.

Tërmetet e vazhdueshme "shkundin" Santorinin, Greqia shpall
Njoftimi

Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet vijojnë të trondisin zonën, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të rënda të dheut dhe rrëshqitjeve të gurëve. Vetëm natën e së mërkurës, gjashtë tërmete me magnitudë 4 u regjistruan në zonën detare rreth Santorinit, të ndjekur nga një goditje më e fortë prej 5.2 në jug të Amorgos. Sipas raportimeve të mediave të huaja aktiviteti intensiv po dëmton edhe banorët që kanë vendosur të qëndrojnë aty. 

termet s

Sondazh

Poll