Politike

Rama ikën në Spanjë: Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në 2027

Po ashtu në fjalën e tij, Rama nuk harroi të ironizonte opozitën, ku shtoi se nëse nuk do të kishin ato, do t'i kishin marrë mësysh disa herë. 

6 Shkurt 2025, 10:58 Nga I.A
Rama ikën në Spanjë: Shqipëria do të organizojë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Spanjës për të marrë pjesë në “Espanol Universal Aëard”. Në një video të publikuar në Facebook, Rama theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha në demokraci. 

Po ashtu në fjalën e tij, Rama nuk harroi të ironizonte opozitën, ku shtoi se nëse nuk do të kishin ato, do t'i kishin marrë mësysh disa herë. 

"Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të shoqatës botërore të turistëve. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor. Kongresi do jetë mundësi e shkëlqyer e vendit tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit.

Për pak ne nisemi në Madrid për njoftimin publik për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Në këtë kongres prezantohet edhe çmimi i Paqes dhe Lirisë Botërore. Shqipëria 2027 do jetë vendi i samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. Ç’të them? Kush i imagjinonte këto deri sa vite më parë? Lum si ne thuaj që kemi këto ‘kuak kuak’ se do na kishin marrë më sysh disa herë. Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll