Politike

"E keni të sigurt vendin në ferr!" Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Ai tha se ky është një rast ia artë për ata që të mund të pretendojnë një biletë për në parajsë kur të kalojnë në botën tjetër.

6 Shkurt 2025, 11:57 Nga M.B
"E keni të sigurt vendin në ferr!" Rama batuta me
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mbështetjeje financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat. Rama ka shkëmbyer batuta me bankierët në tryezë. Ai tha se ky është një rast ia artë për ata që të mund të pretendojnë një biletë për në parajsë kur të kalojnë në botën tjetër.

"Po ju them gjithë bankierëve që ky është një rast ia artë për ju që të mund të pretendoni një biletë për në parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që “përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët”. Kjo mund t’ju lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri se përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll