Politike

Financimi i Bujqësisë/ Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama deklaroi se arritja e këtij objetivi kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar sipas tij do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

6 Shkurt 2025, 11:30 Nga B.Z
Financimi i Bujqësisë/ Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, Rama deklaroi se arritja e këtij objetivi kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar sipas tij do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

Edi Rama: Kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet buqesëspre të arrijnë 1 miliard euro. I kemi katërfishuar. Dhe arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat. Është e domosdoshme edhe për Shqipërinë, anëtare të BE, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla e standarde edhe më të larta është sfidë e madhe. Mund tu themi sot të gjithë atyre që kërkojnë më shumë financim në bujqësi, se norma e interesit do të jetë shumë tërheqëse, dhe ne nga ana tjetër me të gjithë dijen e fituar nga puna e madhe që na ka dhënë 500 projekte falë ndërveprimit të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të mund t’u gjendemi pranë fermerëve që të rrisim me një shpejtësi më të madhe se sa deri më sot, volumin e financimeve për të arritur 1 mld euro eksport. Kjo bëhet që të arrihet të vendoset edhe bujqësia në njëjtin njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme në Shqipëri si anëtar i vogël në madhësi por dinjitoz në performancë, në BE.

Sondazh

Poll