Aktualitet

"Po vriten ata të dy"! Brunilda Gjoni tregon dinamikën e ngjarjes: Asimi i vuri duart në fyt dhe s’po e lëshonte! Kërkova ndihmë nga vëllai tjetër, por…

E motra ka deklaruar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin që i vëllai ka shkuar në shtëpi i dehur dhe ka ngacmuar të atin, duke i thënë se kishte tradhtuar të ëmën.

6 Shkurt 2025, 12:42 Nga E. D
"Po vriten ata të dy"! Brunilda Gjoni tregon dinamikën
Hekuran, Asim Gjoni

TIRANË- Motra e Asim Gjonit Brunilda Gjoni, 41-vjeçarit që u vra me thikë nga babi i tij Hekuran Gjoni ka treguar dinamikën e ngjarjes, ku i ati i mori jetën vëllait, Asim Gjoni. Brunilda duke folur për emisionin "Me zemër të hapur" tha se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin që i vëllai ka shkuar në shtëpi i dehur dhe ka ngacmuar të atin, duke i thënë se kishte tradhtuar të ëmën. Gjithashtu ajo është shprehur se ka qenë vëllai i cili fillimisht ka kapur nga fyti babanë dhe nuk e lëshonte. 

Më tej ajo thotë se është ngjitur në katin e dytë të banesës për të kërkuar ndihmën e vëllait tjetër, por kur të dy kanë mbërritur, krimi ishte kryer. Po ashtu e motra e viktimës shprehet se babai i kishte ngulur thikën dhe e kishte lën në tavolinë sepse kishin prerë bukën. 

“Po hanim bukë unë mami dhe babi. Babi dhe Hasimi kishin pirë shumë. Ky e ngacmoi babin me fjalë të rënda duke i thënë t’i ke pasur dashnore këtë e atë. E preku babanë në vende intime dhe e ngacmonte se kishte tradhtuar nënën. Babi i gjuajti me shpullë dhe i tha o maskara se ke motrën këtu. Vëllai i tha kujt i gjuan me shpullë ti, unë të marrë jetën në 2 sekonda. E kapi nga fyti dhe nuk po e lëshonte, I thash Asim mos se është i vjetër, nesër mund të ta bëjnë ty fëmijët. E lëshoi babanë dhe më ka përplasur e më ka thyer tre brinjë. Më pas shkoi sërish tek babai dhe e ka kapur nga fyti. Shkova me vrapo të kërkoja ndihmë vëllait në katin e dytë, hajde se nuk po e lëshon e ka kapur nga fyti. Po vriten ata të dy i thashë. Kur erdhëm babai i kishte ngulur thikën. Thika ishte në tavolinë sepse kishim prerë bukën. Gjithçka ndodhi në 1 ose 2 minuta që u largova unë”, tha ajo.

hekuran gjoni hekuran gjoni

Sondazh

Poll