Sport

Nuk ka fitues në çerekfinalen e parë të Kupës, Laçi-Partizani... Egnatia thuajse pret "biletën" për në gjysmëfinale!

Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ndeshje u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-tën me Uotlai.

5 Shkurt 2025, 23:54 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në çerekfinalen e parë të Kupës,

LAC - Takimi i parë çerekfinal i Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit i mbyll me rrjeta të paprekura. Vendasit luajtën me 1 lojtar më pak për më shumë se 70 minuta, pasi ndërhyrja e Prodanit ndaj Bytyçit u gjykua për karton të kuq nga gjyqtari Maletaj, megjithatë, edhe pse me 10 lojtarë kurbinasve nuk u munguan rastet për të shënuar.

Pjesa e dytë nuk pa asnjë goditje në portën kundërshtare nga Partizani, që dhe pse me 1 lojtar më tepër qëndroi në hije. Laçi u mbrojt mirë dhe po ashtu humbi mundësinë për të shënuar me Melon, ndërsa Alban Hoxha u tregua i vëmendshëm.

Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ndeshje u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-tën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë në “Adush Muça”.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa. Në të 68-ën Ruçi  duk se rihapi sfidën, por ballshiotët nuk arritën të përfitonin nga mundësitë e dhëna. Kështu skuadra e Tetovës do të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale që luhet më 26 shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2025, 13:00

Gëzuar ditëlindjen, CR40!...

ARABIA SAUDITE - Ndërkohë që nuk mungojnë futbollistët që e kanë zgjatur karrierën e tyre përtej 40 viteve në...