Sport

VIDEO / Milani mund Romën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës!

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte ish-lojtari i Romës, Tammy Abraham, autor i një dopiete: në minutën e 16-të, sulmuesi anglez zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur me kokë, ndërsa në të 42-ën dyfishoi avantazhin duke mos gabuar përballë Svilarit.

5 Shkurt 2025, 23:43 Nga DOSJA
VIDEO / Milani mund Romën dhe kalon në gjysmëfinale të

ITALI - Milani është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Italisë 2024-2025. Në "San Siro", kuqezinjtë mposhtën 3-1 Romën dhe tani presin fituesin e sfidës Inter-Lazio, e cila do të luhet më 25 shkurt.

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte ish-lojtari i Romës, Tammy Abraham, autor i një dopiete: në minutën e 16-të, sulmuesi anglez zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur me kokë, ndërsa në të 42-ën dyfishoi avantazhin duke mos gabuar përballë Svilarit. Roma pati një mundësi të artë me Pisillin, i cili goditi traversën me kokë në minutën e 36-të, ndërsa Maignan u tregua vendimtar me dy pritje të shkëlqyera ndaj Dybala.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër traversë, këtë herë nga Walker (49’), ndërsa në minutën e 54-t Dovbyk shkurtoi diferencën me një goditje të saktë nga afër, i lirë në shtyllën e dytë. Në minutën e 58-të, debutuan me fanellën e Milanit Gimenez dhe Joao Felix, dhe të dy u treguan menjëherë vendimtarë. Meksikani dha asistin, ndërsa portugezi shënoi me një “cucchiaio” të bukur për golin e tretë të Milanit në minutën e 71-të.

Në minutën e 16-të zhbllokohet çerekfinalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Romës me golin e Tammy Abraham, i cili është në huazim pikërisht nga verdhekuqtë. Aksioni nisi nga një goditje nga jashtë zone e Reijnders, e devijuar nga Svilar. Topi përfundoi te Theo, i cili kroson në qendër dhe gjen sulmuesin anglez, i cili godet me kokë dhe e lë të pafuqishëm portierin kundërshtar. Abraham përmbahet në festimin e golit.

Sërish Tammy Abraham! Aksion i shpejtë në kundërsulm nga skuadra e Conceiçao-s, me Theo Hernandez që dhuron një tjetër asist për qendërsulmuesin. Abraham e kontrollon topin në qendër të zonës dhe mposht Svilarin me një goditje precize me të djathtën, duke shmangur daljen e portierit.

Kuqezinjtë tani janë në epërsi me dy gola në çerekfinalen e Kupës së Italisë! Në minutën e 54-t, çerekfinalja e Kupës së Italisë rihapet! Gol i Artem Dovbyk dhe Roma ngushton diferencën në 2-1 ndaj Milanit.

Sulmuesi ukrainas, i futur në lojë menjëherë pas pushimit, shfrytëzon një krosim nga e majta nga Angelino dhe e shtyn topin në rrjetë nga distanca e afërt pas një devijimi. Milani kundërpërgjigjet me golin e tretë të ‘gatuar’ nga dy afrimet e fundit: asiston Gimenez, shënon Joao Felix, 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2025, 13:00

Gëzuar ditëlindjen, CR40!...

ARABIA SAUDITE - Ndërkohë që nuk mungojnë futbollistët që e kanë zgjatur karrierën e tyre përtej 40 viteve në...