Sport

VIDEO / Muçi spektakolar, i hap rrugën e fitores Besiktasit!

Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, Muçi mori “zvarrë” një nga mbrojtësit kundërshtarë, e më pas goditi me shumë klas.

5 Shkurt 2025, 14:46 Nga DOSJA
VIDEO / Muçi spektakolar, i hap rrugën e fitores Besiktasit!

TURQI - Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas luajti në shtëpi përballë Kirklarelispor. Sfida e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë u mbyll me shifrat 2-0 ndërkohë që sulmuesi kuqezi ishte autori i golit të parë.

Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, Muçi mori “zvarrë” një nga mbrojtësit kundërshtarë, e më pas goditi me shumë klas.

Topi i goditur nga shqiptari shkoi në cepin ku portieri nuk mund të bënte asgjë. Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi shqiptar, që vazhdon të tregojë potencialin e tij në shtetin turk.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2025, 13:00

Gëzuar ditëlindjen, CR40!...

ARABIA SAUDITE - Ndërkohë që nuk mungojnë futbollistët që e kanë zgjatur karrierën e tyre përtej 40 viteve në...