Politike

Meta: Shqetèsimi im është shpopullimi i vendit, mos prisni nga ndërkombëtarët se ata kanë hallet e tyre

7 Janar 2020, 21:03 Nga DOSJA
Meta: Shqetèsimi im është shpopullimi i vendit, mos prisni nga

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ngritur sot shqetësimin për shpopullimin e vendit, duke thënë se po bëhet me qëllim nga forca të jashtme dhe të brendshme. I ftuar sot në  emisionin “Tempora” në RTV Ora, tha se shpopullimi është një nga shqetësimet kryesore të tij dhe shtoi se palët politike krijojnë kriza artificiale.

Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta.

Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa i takon kushteve të Bundestagut është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymnën që jep një zgjidhje dhe shpresë”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta shpopullimi i popullesise shqetesimi i metes ilir meta shpopullimi i popullesise shqetesimi i metes

Sondazh

Poll

Politike 7 Janar 2020, 20:09

TIRANË- Të dhënat e bëra publike deri më tani mbi skandalin e “Cambridge Analytica” janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas mediave britanike janë më shumë se 1...