5 Shkurt 2025, 21:44
Nga r.ll
pamje nga aksidenti
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter është rrëzuar mbi fshatin Castel Guelfo në provincën e Parmës. Sipas raportimeve të mediave italiane, si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit.
Mes viktimave raportohet se është edhe Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç trashëgimtari i kompanisë së mishit me të njëjtin emër. Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, në komunën e Noceto. Kalaja i përket familjes Rovagnati. Në bordin e avionit, përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, ishin edhe dy pilotët.
Raportohet se zona ku ka ndodhur aksidenti ishte e mbuluar nga mjegulla e dendur. Ndërkohë Prokuroria Publike e Parmës ka urdhëruar sekuestrimin e kutisë së zezë dhe planet e fluturimit.
Ndër shkaqet e mundshme të aksidentit që po punojnë hetuesit është gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur ose një defekt mekanik i helikës së bishtit të helikopterit. Zëvendësprokurori i Parmës ndodhet në vendngjarje dhe po koordinon hetimet e karabinierëve. Zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave të viktimave nga rrënojat e avionit.
Lorenzo Rovagnati e vizitonte vilën në Castelguelfo pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga shtëpia e tij e vendosur në zonën e Milanos dhe duke u ulur pranë pallatit në provincën e Parmës. Ende nuk është përcaktuar nëse aksidenti ka ndodhur gjatë uljes apo gjatë një manovre tjetër. Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.
aksident ne itali
Bota
5 Shkurt 2025, 21:15
r.ll
marco rubio
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësi...
Bota
5 Shkurt 2025, 20:42
N.F
François Bayrou
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou i ka mbijetuar një votimi fillestar të besimit në parlament...
Bota
5 Shkurt 2025, 19:57
r.ll
putin, trump
SHBA- Dmitry Peskov, zëdhënësi i liderit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se diskutimet midis Moskës dhe Uashingtonit...
Bota
5 Shkurt 2025, 19:53
N.F
Pam Bondi
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e sapokonfirmuar Pam Bondi u betua të mërkurën në Zyrën Ovale nga gjyqtari kon...
Bota
5 Shkurt 2025, 19:35
N.F
Kongo
GOMA- Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos në q...
Bota
5 Shkurt 2025, 19:05
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner i cili shërbeu si këshilltar i Trump gjatë mandatit t&e...
Bota
5 Shkurt 2025, 18:45
N.F
Operacioni në banesën e 18-vjeçarit
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në S...
Bota
5 Shkurt 2025, 18:21
N.F
Netanyahu dhe Trump
SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel&r...
Bota
5 Shkurt 2025, 17:52
N.F
Javier Milay
ARGJENTINË- Presidenti argjentinas, Javier Milay ndoqi shembullin e presidentit amerikan Donald Trump duke vendosur të tërhEQ&...
Bota
5 Shkurt 2025, 17:42
N.F
Ushtarët
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndë...