Propozimi i Trump për Gazën, këshilltari i Netanyahut: Nuk e dinim idenë! Na befasoi shkalla e këtij propozimi
Netanyahu dhe Trump SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel&r...
Gjatë hetimeve, agjentët sekuestruan kriptovaluta dhe pajisje të ndryshme kompjuterike, të cilat po analizohen nga ekspertët, të cilët nuk përjashtojnë që 18-vjeçari të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera kibernetike.
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në Spanjë shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjenci, ministri dhe kompani të vendit. Ai gjithashtu kishte arritur të fitonte akses në bazën e të dhënave të NATO-s.
Policia spanjolle arrestoi 18-vjeçarin pasi ai kishte hakëruar shërbimet kompjuterike tëMinistrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit, Formimit Profesional dhe Sporteve, universitete të ndryshme spanjolle, bazat e të dhënave ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së si dhe kompani të tjera ndërkombëtare në pronësi të policisë së vendit.
Gjatë hetimeve, agjentët sekuestruan kriptovaluta dhe pajisje të ndryshme kompjuterike, të cilat po analizohen nga ekspertët, të cilët nuk përjashtojnë që 18-vjeçari të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera kibernetike. I arrestuari përdorte pseudonime për të shmangur identifikimin dhe lidhjen me veprat penale dhe për të mos u gjurmuar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, oficerët e policisë zbuluan më shumë se 50 llogari kriptomonedhash me lloje të ndryshme asetesh kripto, që është një shembull domethënës i njohurive të gjera që personi i arrestuar ka për botën e blockchain. Pasi fitoi akses në bazat e të dhënave, të cilat përmbanin informacione personale për punonjësit dhe klientët, si dhe dokumente të brendshme, më pas 18-vjeçari i shiste ato ose i postonte falas në forume.
Policia spanjolle nisi hetimin shkurtin e kaluar pas një ankese nga një kompani në Madrid e cila identifikoi një postim në një forum të specializuar për rrjedhjet e të dhënave. Sipas denoncimit, 18-vjeçari pretendonte se posedonte informacione nga kompania në forum. Duke hetuar ankesën, oficerët zbuluan se jo vetëm ishin nxjerrë të dhëna, por se i gjithë sistemi i kompanisë ishte komprometuar. Më pas kanë zbuluar të gjithë aktivitetin e të arrestuarit.
Lidhur me motivet e tij, 18-vjeçari tha se e bëri atë "për qejf" ndërsa theksoi se hakerimi në të gjitha këto organizata ishte një "sfidë personale" për të. Ai tha gjithashtu se ka fituar akses në të dhënat personale të dhjetëra mijëra oficerëve të ushtrisë dhe policisë në fund të vitit 2024.
Netanyahu dhe Trump SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel&r...
Javier Milay ARGJENTINË- Presidenti argjentinas, Javier Milay ndoqi shembullin e presidentit amerikan Donald Trump duke vendosur të tërhEQ&...
Ushtarët RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndë...
autori SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 pe...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në lidhje me atletët&...
donald trump SHBA- Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territor...
Foto ilustruese GREQI- Mbi 6,400 tërmete ndodhën në zonën Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt. Kët...
Foto ilustruese ANGLI- Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë du...
protesta SERBIA- Rënia e Qeverisë së Serbisë nën presionin e protestave, përmasat e të cilave Serbia nuk i ka parë...
Friedrich Merz GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe bot&eum...