Bota

Rebelët morën nën kontroll burgun në Kongo/ Përdhunuan qindra gra dhe më pas i vendosën flakën objektit, humbin jetën 141 të burgosura, mes tyre edhe 28 fëmijë

Ngjarja e rëndë u regjistrua në burgun Munzenze ndërsa rebelët u përleshën me ushtrinë kongoleze.

5 Shkurt 2025, 19:35 Nga N.F
Rebelët morën nën kontroll burgun në Kongo/ Përdhunuan
Kongo

GOMA- Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos në qytetin kongolez të Goma-s. Ngjarja e rëndë u regjistrua në burgun Munzenze ndërsa rebelët u përleshën me ushtrinë kongoleze.

Sipas OKB-së, femrat e burgosura u vranë në burgun famëkeq pasi rebelët hynë me forcë. Mësohet se mijëra kriminelë meshkuj arritën të iknin nga bllokimi. Zona e rezervuar për gratë u dogj ndërsa 141 gra të burgosura u vranë, së bashku me 28 fëmijë të vegjël, të cilët kishin qenë në paraburgim me nënat e tyre.

Është e paqartë se kush qëndron pas masakrës së të burgosurve femra, pasi paqeruajtësit e OKB-së janë ndaluar të hyjnë në vend nga rebelët. Raportet lokale pohojnë se gjatë kaosit, të burgosurit u qëlluan me armë nga rojet ndërsa ata u përpoqën të ndalonin “shpërthimin masiv”.

Një javë pas ngjarjes, burgu qëndron në gërmadha dhe është krejtësisht bosh, me rojet që kanë braktisur pikat e tyre. Një pjesë e madhe e objektit është shkatërruar nga flakët, përfshirë zyrën e administratës së burgut. 

kongo vriten 141 gra ne kongo

Sondazh

Poll