Bota

Propozimi i Trump për Gazën, këshilltari i Netanyahut: Nuk e dinim idenë! Na befasoi shkalla e këtij propozimi

Donald Trump propozoi mbrëmjen e kaluar teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Netanyahu se popullsia palestineze e Gazës duhet të shpërngulet dhe të akomodohet në 6 shtetet fqinje arabe.

5 Shkurt 2025, 18:21 Nga N.F
Propozimi i Trump për Gazën, këshilltari i Netanyahut: Nuk e
Netanyahu dhe Trump

SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” tha se Izraeli nuk e dinte paraprakisht se deri ku mund të arrinte propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën kabinetin izraelit dukshëm e ka gjetur të papërgatitur. Këshilltari u pyet për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan pas takimit të tij me kryeministrin izraelit. Ai theksoi se nuk e dinin idenë si dhe i befasoi ai propozim.


“Ne e dinim idenë, por ajo që na befasoi ishte shkalla e këtij propozimi” tha zyrtari.

Marrëdhënia mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump nuk ka qenë kurrë më e mirë dhe më e ngushtë, tha burimi, duke shtuar se Trump ka gjetur “zgjidhje shpikëse” për problemet që kanë pllakosur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij.

Donald Trump propozoi mbrëmjen e kaluar teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Netanyahu se popullsia palestineze e Gazës duhet të shpërngulet dhe të akomodohet në 6 shtetet fqinje arabe. Veçanërisht, Trump tha se Egjipti dhe Jordania duhet të strehojnë banorët e Gazës. Rripin e Gazës, tha Trump do ta rindërtojë ushtria amerikane me synim për ta kthyer në një destinacion turistik.

Trump tha të martën se SHBA do të marrë përsipër Rripin e Gazës dhe se gjithashtu do të bëjnë një punë të mirë me të, duke shtuar se gati 2 milionë banorët e enklavës duhet të zhvendosen diku tjetër në vend që të mbeten në enklavën e shkatërruar nga lufta, të cilën ai e quajti një "ferr".

Izraeli kaloi 15 muaj duke luftuar Hamasin në Gaza. Më 7 tetor 2023, 3,000 terroristë të udhëhequr nga Hamasi pushtuan shtetin hebre, duke vrarë rreth 1,200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje – përpara se të hynte në një marrëveshje të brishtë armëpushimi pengjesh me grupin terrorist muajin e kaluar.

netanyahu trump

Sondazh

Poll