“Luftë” ndaj La Ligas! Reali akuzon për korrupsion, reagim i ashpër nga Tebas…
SPANJE - Mosdhënia e kartonit të kuq për Carlos Romero të Espanyol për një ndërhyrje të ashpër ndaj&nbs...
Mezi u rikthye në fushë pas një viti mungesë, qendërmbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, po vuan sërish nga një dëmtim i kofshës, i cili duhet ta mbajë jashtë garës për disa javë. Mbrojtja Realit është dobësuar shumë për play-offin e Champions League kundër Manchester Cityt (11 dhe 19 shkurt).

SPANJE - Mbrojtësi austriak i Real Madridit, David Alaba, po vuan nga një dëmtim i kofshës që pritet ta mbajë jashtë garës për disa javë, njoftoi klubi madrilen të martën, pa një qendërmbrojtës profesionist për ndeshjet e ardhshme.
“Pas analizave të bëra te lojtari ynë David Alaba nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë”, ka shkruar Real në një deklaratë, pa specifikuar kohëzgjatjen e mungesës së mbrojtësit austriak.
Sipas shtypit spanjol, ish-lojtari i Bayern Munichut, i cili sapo ishte kthyer në fushë pas një viti mungesë për shkak të një dëmtimi në gju, duhet të jetë i padisponueshëm për dy deri në tre javë.
Të rinjtë Asencio dhe Tchouaméni, zgjidhjet e vetme aktuale
Mbrojtësi 32-vjeçar pritet të tërhiqet nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Leganés të mërkurën (21:00), por veçanërisht nga derbi i Madridit kundër Atlético të shtunën (21:00) në La Liga dhe ndeshjet play-off të Champions League kundër Manchester City më 11 dhe 19 shkurt.
Tashmë i privuar nga Dani Carvajal dhe Eder Militao deri në fund të sezonit, dhe nga shtylla e tij mbrojtëse Antonio Rudiger për disa javë, Reali ka vetëm të riun Raul Asencio dhe mesfushorin francez Aurélien Tchouaméni si opsione në mbrojtjen qendrore, ndërsa afrohen afatet vendimtare. Jashtë ndeshjes ndaj Leganés janë edhe Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Mosdhënia e kartonit të kuq për Carlos Romero të Espanyol për një ndërhyrje të ashpër ndaj&nbs...
ITALI - Me Ranierin në stol, Roma konsolidon të tashmen në fushë dhe planifikon për të ardhmen duke syn...
GJERMANI - Pas një telenovele shumë të gjatë, ja fundi i lumtur: Alphonso Davies zgjat kontratën e tij me Bayern Munich der...
SPANJE - Një pushim i imponuar. Gjyqtari spanjol Alejandro Muñiz Ruiz dhe gjyqtari i VAR-it, Iglesias Villanueva, mund të...
SPANJE - Njerëzit e Diego Simeones nuk dyshuan kurrë. Këtë të martë, në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, A...
FRANCE - Një gol në çdo pjesë, minimumi për të mposhtur një klub të nivelit të tretë dhe për të ...
ITALI - Bologna mundi Atalantën 0-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë ...
ANGLI - Newcastle dhe Arsenal do të përballen ditën e sotme në ‘St James Park’ në ndeshjen e kthimit të gjysmëfin...
SHBA - Djali i Michael Jordanit, Marcus Jordan, është futur pas hekurave pasi dyshohet se kishte kryer një sërë krimesh të rë...
ITALI - Prezantimi i Gimenez, blerjes kryesore të merkatos dimërore të Milanit, ishte momenti ideal për Zlatan Ibrahimovic, arkitektin e ope...