Sport

VIDEO/ 1.000 euro për të përqafuar Messin!

Futjet e tifozëve në fushë, në ndeshjet ku luan Leo Messi, janë të shpeshta. Rasti i fundit tregon edhe koston e dëshirës për të takuar yllin argjentinas…

4 Shkurt 2025, 19:02 Nga DOSJA

VIDEO/ 1.000 euro për të përqafuar Messin!

SHBA - Tifozi që pushtoi fushën gjatë miqësores ndërmjet Inter Miami dhe Sporting San Miguelito (3-2) për të përqafuar yllin argjentinas Lionel Messi do të paguajë një mijë euro gjobë për sjelljen e tij.

Pushtimet në fushë në ndeshjet, ku luan Leo Messi janë të shpeshta, por këtë herë truproja e argjentinasit nuk ka mbërritur në kohë dhe është rrëzuar nga pushtuesi. 

Imazhet e pushtimit ishin tashmë virale në rrjetet sociale, por tashmë është shfaqur edhe një video e fansit të ri në komisariat, duke marrë njoftimin për gjobën e rëndë, as më pak dhe as më shumë, por thjeshtë vetëm 1.000 euro.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2025, 17:04

Kur do të debutojë Neymar me Santosin?

BRAZIL - Neymar u regjistrua të martën në Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe tani mund të luajë zyrtarisht p...