Sport

Presidenti Duka mes të ftuarëve special të kryebashkiakut të Romës!

Presidenti Duka ishte i shoqëruar nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, Sekretari i Përgjithshëm i FIGC, Marco Brunelli, presidenti i Federatës së Ukrainës, Andrij Shevchenko, presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic dhe presidenti i Federatës së San Marinos, Marco Tura.

4 Shkurt 2025, 17:27 Nga DOSJA

Presidenti Duka mes të ftuarëve special të kryebashkiakut të

ITALI - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, u prit sot në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri. Presidenti Duka ishte i shoqëruar nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, Sekretari i Përgjithshëm i FIGC, Marco Brunelli, presidenti i Federatës së Ukrainës, Andrij Shevchenko, presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic dhe presidenti i Federatës së San Marinos, Marco Tura.

Përgjatë takimit dhe vizitës në muzetë Capitolini, u diskutuan çështje në lidhje me futbollin dhe bashkëpunimin mes federatave.

Presidenti Duka mes të ftuarëve special të kryebashkiakut të

Gjatë bashkëbisedimit me Presidentin e FSHF-së ndër të tjera Kryebashkiaku i Romës, Gualtieri rikujtoi me shumë kënaqësi edhe vizitën e tij në Tiranë, në kuadër të finales së UEFA Conference League, Roma-Feyenoord. Në finalen historike të parë të këtij kompeticioni ishte pikërisht skuadra a Romës që triumfoi duke fituar trofeun.

Ndërkohë, presidenti Duka, një ditë më parë mori pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC, ku u rikonfirmua Gravina si president i Federatës Italiane të Futbollit për 4 vitet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2025, 17:04

Kur do të debutojë Neymar me Santosin?

BRAZIL - Neymar u regjistrua të martën në Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe tani mund të luajë zyrtarisht p...