Sport

Mediat serbe për Euro 2027 Shqipëri-Serbi: “Një ngjarje e madhe për të gjithë rajonin!”

Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

4 Shkurt 2025, 17:16 Nga DOSJA

Mediat serbe për Euro 2027 Shqipëri-Serbi: “Një ngjarje e

SERBI - Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për zhvillimin e finaleve të Europianit U21 në vitin 2027 ka marrë një jehonë të madhe edhe në mediat serbe, të cilat ashtu si edhe për Shqipërinë e konsiderojnë një mundësi për modernizimin e e impianteve sportive nën suportin e UEFA-s.

Tabloidi më i njohur serb Kurir e konsideron këtë vendim si mjaft pozitiv duke theksuar faktin se do të jetë një ngjarje e madhe për të gjithë rajonin tonë.

Mediat serbe për Euro 2027 Shqipëri-Serbi: “Një ngjarje e

Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2025, 17:04

Kur do të debutojë Neymar me Santosin?

BRAZIL - Neymar u regjistrua të martën në Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe tani mund të luajë zyrtarisht p...