Sport

Kur do të debutojë Neymar me Santosin?

Ish-lojtari i Barcelonës tashmë është i regjistruar në Konfederatën e Futbollit të Brazilit dhe mund të luajë zyrtarisht.

4 Shkurt 2025, 17:04 Nga DOSJA
Kur do të debutojë Neymar me Santosin?

BRAZIL - Neymar u regjistrua të martën në Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe tani mund të luajë zyrtarisht për Santos, ku ai shpreson të rifillojë karrierën e tij pas një periudhe të gjatë jashtë i dëmtuar.

“Neymar tashmë është i regjistruar” në buletinin e CBF dhe “është i aftë për të luajtur ndeshje zyrtare me Santos”,- tha institucioni në një deklaratë.

Departamenti i Transferimeve dhe Licencimit të CBF ka njoftuar se ka marrë të gjithë dokumentacionin nga Al Hilal i Arabisë Saudite, ish-klubi i tij dhe ka vazhduar me regjistrimin e sulmuesit brazilian.

“CBF mirëpret Neymarin dhe i uron fat në këtë fazë të re të karrierës së tij”,- thuhet në deklaratë. Gjithçka tregon që ylli brazilian të bëjë debutimin e tij këtë të mërkurë, pas kthimit të tij në Santos, në kampionatin Paulista kundër Botafogos të Sao Paulo në Vila Belmiro (01:35 të enjten me orën europiane).

Konfederata theksoi se Neymar "është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane, me 79 gola",- me të cilin fitoi dy tituj: Kupën e Konfederatave në 2013 dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiro 2016.

Sulmuesi i talentuar u stërvit për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj të hënën. Ai ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me Santos, klubi ku ai u stërvit dhe në të cilin është rikthyer pas periudhës së tij fatkeqe në futbollin saudit pak ditë para ditëlindjes së tij të 33-të të enjten.

Ish-lojtari i FC Barcelona dhe PSG pranoi në prezantimin e tij me Santos se ai nuk është ende 100 për qind, por se shpreson të vijë në formë ndërsa fiton minuta në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll