Sport

Reali përgatitet për Kupën e Spanjës pa Vinicius dhe Bellingham, por me Camavinga

Vinicius dhe Bellingham nuk dolën në fushë dhe u stërvitën në palestër

4 Shkurt 2025, 12:12 Nga DOSJA
Reali përgatitet për Kupën e Spanjës pa Vinicius dhe

SPANJE - Real Madridi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e nesërme, të mërkurën, kundër Leganés (21:00), që korrespondon me çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Një duel në të cilin gjithçka tregon se nuk do të jenë të pranishëm as Vinicius dhe as Bellingham.

Dy lojtarët nuk kanë dalë në fushë dhe kanë qëndruar në palestër, duke punuar, ndaj nuk duket se do të luajnë nesër. Nuk do të jetë as për Alaba, i cili është i dëmtuar. Austriaku do të mungojë për dy deri në tre javë, duke iu bashkuar Carvajal, Militao dhe Rüdiger, që gjithashtu mungojnë.

Nisur nga këto mungesa në mbrojtje, në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm në Valdebebas, Ancelotti është mbësshtetur te të rinjtë Jacobo Ramón, qendërmbrojtës dhe Lorenzo Aguado, mbrojtës i krahut, krahas lojtarit tashmë të rregullt me ​​ekipin e parë, Raul Asencio.

Lajmi i mirë për Ancelottin erdhi nga Camavinga.  Lojtari francez pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e majtë 19 ditë më parë dhe u stërvit me grupin. Nuk duket se ai do të jetë titullar nesër në Leganés, por ai mund të marrë disa minuta duke pasur parasysh derbin e së shtunës kundër Atlético Madridit.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll