Sport

VIDEO/ Enzo Fernández hedh mbathjet në tribunë, një tifoz çmendet me 'humanizmin' e tij! "Oh, uau", shpërthen studio televizive"

Videoja është bërë virale në Angli: Një tifoz i Chelseat i mori dhe I mbante erë mbathjeve me të cilat Enzo Fernández luajti 90 minutat kundër West Ham.

4 Shkurt 2025, 11:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Enzo Fernández hedh mbathjet në tribunë, një tifoz

ANGLI - Kamerat e Sky Sports kapën një tifoz të Chelseat duke nuhatur mbathjet që Enzo Fernández hodhi në tribunë pas ndeshjes që 'Blutë' fituar 2-1 ndaj West Hamit.

Futbollisti argjentinas, për të cilin Chelsea pagoi 121 milionë euro në vitin 2023, iu afrua tribunëve dhe ia dha mbathjet me të cilat ai kishte luajtur një tifozi vendas.

Menjëherë më pas, fansi ‘nuhati’ gjithë kënaqësi mbathjet që Enzo Fernández kishte veshur për të gjithë 90 minutat, një imazh që është bërë viral në Angli.

Legjenda e Liverpool dhe eksperti i Sky Sports, Jamie Carragher mbeti i habitur nga videoja.

"Oh, wow!" , tha Carragher duke qeshur.

“Vetëm vendosini ato direkt në lavatriçe me ujë të nxehtë ”, tha prezantuesi Dave Jones I Sky Sport.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll