Aktualitet

Dosja 5D/ Shtyhet seanca për të pandehurit, GJKKO shpall vendimin më 14 shkurt

Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

4 Shkurt 2025, 15:53 Nga r.ll
Dosja 5D/ Shtyhet seanca për të pandehurit, GJKKO shpall vendimin
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në14 shkurt në orë 12:00 dhënien e vendimit për seancën paraprake lidhur me dosjen “5D”. Më 14 shkurt do të vendoset nëse çështja do të kalojë apo jo për gjykim.

Të pandehur për këtë dosje janë ish-drejtorët e bashkisë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

gjkko dosja 5d

Sondazh

Poll