Aktualitet

Korrupsion në 7 raste/ GJKKO i kthen dosjen për plotësim SPAK-ut për herë të dytë për mjekun Edvin Prifti

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar.

4 Shkurt 2025, 12:55 Nga I.A
Korrupsion në 7 raste/ GJKKO i kthen dosjen për plotësim SPAK-ut
Edvin Prifti

TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka kthyer sërish dosjen SPAK-ut për hetimet ndaj mjekut Edvin Prifti. Mësohet se GJKKO i ka dhënë dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Prifti. Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar. Ndërkohë që seanca e radhës u caktua data 7 prill.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

edvin prifti

Sondazh

Poll