Aktualitet

"Do hidhem"/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Tiranë, 68-vjeçari kërcënon se do ti japë fund jetës, neutralizohet nga policia

Dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.

4 Shkurt 2025, 14:42 Nga B.Z
"Do hidhem"/ Parandalohet ngjarja e rëndë në
Foto ilustruese

TIRANË - Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të martë në Tiranë. Një 68-vjeçar ka hipur në tarracën e një pallati 4 katësh dhe ka kërcënuar se do të hidhet nga aty e do ti japë fund jetës. 

Policia sqaron se 68-vjeçari është neutralizuar nga policia dhe dyshohet se ai ishte nën efektin e alkoolit. Dyshohet se motivi i rastit është konflikti që 68-vjeçari kishte me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila sipas Policisë është trajtuar më herët dhe është referuar në Prokurori. 

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.

Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll