Pezullimi i USAid shfaq shenjat e para dhe në Shqipëri/ Pezullojnë punën ndihmësit ligjorë në SPAK dhe Gjykata
Ambasada Amerikane TIRANË- Urdhëri i Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet e USAid ka prekur të gjithë bot&eu...
Gazmir Preçi akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka marrë 10,000 euro ryshfet nga B.T. në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në një lokal me "muzikë live".
TIRANË - Prokuroria e Posaçme, SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të ish-shefit të Sektorit të Narkotikëve në policinë e Durrësit, Gazmir Preçi.
Spak njofton se nga hetimet ka rezultuar se Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:
Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.
Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Ambasada Amerikane TIRANË- Urdhëri i Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet e USAid ka prekur të gjithë bot&eu...
Daut Laze LEZHË - Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me arratisjen nga burgu të Daut Lazes, i cili ishte ...
Foto ilustruese SHËNGJIN - Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare lu...
Policia MALLAKASTËR- Ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç, që u gjetën t&...
Policia TIRANË- Një 42-vjeçar izraelit është arrestuar ditën e sotme në Tiranë i shpallur në kërki...
Daut Laze TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e Daut Lazes nga burgu i Shën Kollit gjatë nat&...
Hekuran Nikollari GJIROKASTËR- Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë k&eum...
Burgu i Shënkollit LEZHË - Daut Laze, i dënuar me burg për dhunë në familje është arratisur nga burgu. Laze ishte d...
Tirana TIRANË - Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dol...
Foto ilustruese TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet m...