Aktualitet

Ndahet nga jeta dervishi i Teqesë në Alipostivan në Përmet, Hekuran Nikollari

Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

4 Shkurt 2025, 09:26 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta dervishi i Teqesë në Alipostivan në Përmet,
Hekuran Nikollari

GJIROKASTËR- Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë këtë të martë. Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Mësohet se përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, janë nisur drejt Përmetit për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin. Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Sondazh

Poll