Aktualitet

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug, të cilat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës.

4 Shkurt 2025, 07:18 Nga B.Z
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug, të cilat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre graduale. Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në atë jugperëndimore deri në 16m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 3ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore.

moti

Sondazh

Poll