Aktualitet

Ola Xama zbulon kolapsin me plehrat e Tiranës: Landfilli është ezauruar, nuk pranon më mbetje!

Xama tha se SPAK për çështjen e dhënies së koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ka dërguar për gjykim 8 të pandehur. Ajo shtoi se procedura është bërë në shkelje dhe është marrë i pandehur e po vuan burgun ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, por nuk është hetuar fare zbatimi.

3 Shkurt 2025, 21:29 Nga N.F
Ola Xama zbulon kolapsin me plehrat e Tiranës: Landfilli është
Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke folur për abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbetjet e disa bashkive të qarkut të Tiranës është ezauruar dhe nuk ka më vend. Xama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se ky kolaps ndodh kur qytetarët e paguajnë 29 euro tonin e mbetjeve, ndërsa kompania koncesionare në administrin shtetëror ka fituar në një vit mbi 7 milionë euro.  

Xama tha se SPAK për çështjen e dhënies së koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ka dërguar për gjykim 8 të pandehur. Ajo shtoi se procedura është bërë në shkelje dhe është marrë i pandehur e po vuan burgun ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, por nuk është hetuar fare zbatimi.

“SPAK, për çështjen e dhënies së koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ka dërguar për gjykim 8 të pandehur. Procedura është bërë në shkelje, është marrë i pandehur dhe po vuan burgun ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, por nuk është hetuar fare zbatimi. Janë miratuar procedurat pa parë fare zbatimin.

Sot që flasim, pjesa e landfillit tani është ezauruar dhe prej disa ditësh nuk pranon më mbetje dhe po shkon drejt kolapsit. Kjo lidhet edhe me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që vazhdojnë, landifilli i Sharrës nuk do të pranojë mbetje.

Inceneratori që ka qenë në administrim shtetëror ka fituar në vitin 2023 mbi 7 milionë euro. Në bazë të sasisë së mbetjeve që janë depozituar plus koston e shpenzimeve operative, tarifa është rreth 11 euro për ton, ndërsa merret si taksë nga qyterarët 29 euro për ton. Kjo pjesë duhet të kishte shkuar për investim, pra për ndërtimin e inceneratorit, që nuk është," tha Xama.

ola xama inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll