Sport

Arteta, i entuziazmuar: "Treguam se sa shumë donim t'i mundnim ata"...

“Mendoj se treguam qëllimet tona, agresionin tonë me topin, sa shumë donim t'i mundnim dhe mënyra se si i përfunduam veprimet, ishte e jashtëzakonshme”.

3 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA

Arteta, i entuziazmuar: "Treguam se sa shumë donim t'i mundnim

ANGLI - Përballë Manchester Cityt këtë të dielë, Arsenali la një përshtypje të forte, duke fituar 5-1. I kënaqur dukshëm në konferencën për shtyp, Mikel Arteta dha analizën e tij për këtë fitore prestigjioze.

Trajneri i Arsenalit, pas fitores së madhe 5-1 ndaj Manchester Cityt, tha: "Për t'i mposhtur ata siç bëmë ne, shumë gjëra duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Ishim shumë agresivë, luajtëm me shumë guxim me top dhe pa top. (...) 

Ne ishim pak me fat nganjëherë, pastaj patëm mundësitë. Mendoj se treguam qëllimet tona, agresionin tonë me topin, sa shumë donim t'i lëndonim dhe mënyra se si i përfunduam veprimet, është e jashtëzakonshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll