Bota

VIDEO/ Shpërthim në një pallat në Moskë, raportohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Shpërthimi ka ndodhur në hollin e katit të parë të ndërtesës Scarlet Sails, duke dëmtuar rëndë tavanin dhe duke thyer xhamat.

3 Shkurt 2025, 09:46 Nga E. D
VIDEO/ Shpërthim në një pallat në Moskë, raportohet
pamje nga vendngjarja

RUSI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës një pallat luksoz në Moskë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe tre të plagosur. Siç raportohet shpërthimi ka ndodhur në hollin e katit të parë të ndërtesës Scarlet Sails, duke dëmtuar rëndë tavanin dhe duke thyer xhamat.

Autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si një rast kriminal, ndërsa zëdhënës të shërbimeve të urgjencës konfirmuan për Ria Novosti se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Sipas mediave ruse, shpethimi ka ndodhur pikërisht kur një burrë me truproje hyri në hollin e kompleksit “Scarlet Sails” në brigjet e lumit Moskva, vetëm 12 km (7 milje) nga Kremlini. Megjithatë nuk dihet se kush ka qenë objektivi, por agjencia tha se në mesin e të plagosurve janë edhe truprojat e të vdekurit.

sjperthim ne moske

Sondazh

Poll